BIRN: Arkeologët ngrenë alarmin për ‘privatizimin’ e gërmimeve arkeologjike në Durrës

Data

Kërkuesit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë (IA) janë të shqetësuar për të ardhmen e kërkimit shkencor në monumentet e trashëgimisë kulturore në Durrës.

Një vendim i Ministrisë së Kulturës mbi “Konceptin e Plotë të Gërmimeve Arkeologjike për zonën e Amfiteatrit Romak, Forumit Bizantin dhe Banjave Romake” e përjashton IA-në nga e drejta për të gërmuar e për të vazhduar kërkimin në zonat e mbrojtura arkeologjike, si dhe në monumentet e shpallura ligjërisht të mbrojtura – një e drejtë që punonjësit shkencorë në të gjithë vendin e ushtrojnë prej dekadash.

Prof. as. Dr. Brikena Shkodra tha për BIRN se vendimi i Ministrisë së Kulturës që mban datën 25 korrik 2023, ka në fokus asetet kryesore të trashëgimisë arkeologjike të qytetit të Durrësit.

“Të tre këto monumente, Amfiteatri, Forumi dhe Termat, janë zbulime të lidhura drejtpërdrejt me punën dhe angazhimin historik të IA-së dhe arkeologëve të këtij institucioni që prej vitit 1966,” tha Shkodra.

Masat e marra nga Ministria e Kulturës kanë nisur menjëherë pas Marrëveshjes Trepalëshe të vitit 2020 mes Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Durrësit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), që synon zbatimin e një plani zhvillimor për të gjithë qendrën historike të qytetit.

Vendimi i MK-së, i nënshkruar nga ish-ministrja Elva Margariti dhe shpallur vitin e kaluar, parashikon gërmime/hulumtime në monumentet e zonave arkeologjike A dhe B në Durrës, sipas projektit të propozuar nga kompania “Taulant” sh.p.k.
Prof. Shkodra i vlerëson projektet e ministrisë në monumentet arkeologjike të qytetit, por nga ana tjetër vëren se mungon një koordinim institucional mes organizmave shtetërorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related