“Të sëmurët me ka*cer, të dënuar nga Zoti”/ Mjekja onkologe i përvishet Vangjelit të Ramës

Data

Kanakari i Edi Ramës, analisti Lorenc Vangjeli, i përhershëm në studiot televizive për të mbrojtur skandalet e Qeverisë, mbrëmjen e djeshme ka bërë një deklaratë skandaloze në studion e emisionit “Opinion”, ku po trajtohej situata në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Pacientët me sëmundje tumoriale, Lorenc Vangjeli i ka përshkruar si “të dënuar nga Perëndia me vdekje”. Sipas tij, pavarësisht vendit ku trajtohen, qoftë në Shqipëri apo jashtë vendit, “fundi i tyre është i dhimbshëm”.

“Tema është shumë e dhimbshme, flasim për njerëz të cilët i ka dënuar Perëndia me vdekje. Që herët a vonë nëse do të kuroheshe në Tiranë, në Nju Jork në Paris, në Berlin apo kudo tjetër fundi i tyre është i dhimbshëm. Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë. Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare që të ndihmojë individin. Ka me mijëra dhe qindra drama familjare”, – tha Vangjeli.

Kjo deklaratlë e tij ka shkaktuar revoltë në rrjet ndaj analistit, pasi një deklaratë e tillë nuk është aspak e hijshme dhe e dhimbshme për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet tumoriale apo kanë patur një person të afërt.

Por, jo vetëm kaq. Gjatë debatit me gazetarin Osman Stafa, i cili publikoi bisedat e mjekëve të Onkologjikut, ku vihej re qartë mungesa e një sërë medikamentesh jetike, ky i fundit zbuloi se Lorenc Vangjeli e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar që të mos përmendte emra, për denoncimet e tij.

“Më keni marrë ju vetë në telefon, dhe kam një vendim gjykate dhe më keni marrë që unë të mos flas për emra të caktuar. Të mos flas pse bëj detyrën në spital. Kjo është e frikshme. E kam vendimin e gjykatës. Fjala për mua është më e rëndësishme se fytyra juaj”, – tha Osman Stafa në debatin me Lorenc Vangjelin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related