Projektbuxheti 2025/ Shehi: Kostoja e jetesës ka lëvizur në 10 vitet e fundit, ja faktorët për rritjen e buxhetit

Data

Për kreun e LZHK-së, deputetin Dashamir Shehi është normal që buxheti do jetë më i madh vit pas viti. Në një diskutim për projektbuxhetin 2025 në një, Shehi tha se janë dy faktorë që kanë çuar në rritjen e buxhetit, një që rritet GDP-ja, dhe për eficencë teknologjike, një lloj dhune që ushtrohet ndaj biznesit ka rritje të taksave.

“Nëpër botë ka dy ministri zakonisht, po ne jemi shtet i çuditshëm dhe i kemi me një vend. Ka një ministri financash që i mbledh paratë, ka dhe një ministri thesari që i prish paratë. Këtu bëhet një farë rrëmuje. Si shifra ky buxheti është më i madh se të tjerët. Është normal që buxheti do jetë më i madh, janë dy faktorë. Një që rritet GDP-ja, dhe për eficencë teknologjike, një lloj dhune që ushtrohet ndaj biznesit ka rritje të taksave.

Ulja e nivelit të borxhit ka ardhur sepse raporti mes lekut dhe euros është përmirësuar shumë. Gjysma e borxhit është në valutë të huaj, vetvetiu ajo gjysmë që ka humbur 10%, siguron 5%, jo për ndonjë eficencë tjetër të financave shqiptare.
Vijmë te shpërndarja, ne këtu kemi nevojë të përmirësojmë pensionet. Kostoja e jetesës ka lëvizur gjatë 10 viteve të fundit, minimalisht është 20-30% më shumë”, tha Shehi.

Sipas tij, nuk është më çështje ekonomike, është çështje a do jetojnë apo nuk do jetojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related