Zgjedhjet 2025/ Komisioni Rregullator merr vendimin për platformën elektronike të regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë

Data

Komisioni Rregullator nuk ka miratuar në parim projektvendimit “Për miratimin e karakteristikave themelore të funksionalitetit të platformës elektronike për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Dritan Çaka anëtarë i Komisionit Rregullator, kërkoi shpalljen e moskomptenecës lidhur me miratimin e aktit që ishte në rend të ditës, duke theksuar se duhet të jetë kompetencë e KQZ-së.

“Komisioni rregullator nuk ka kompetencën e dhënë nga Komisioneri i Zgjedhjeve, për shqyrtimin e një akti të tillë dhe kam propozuar që të jetë Komisioneri i Zgjedhjeve që ta miratonte këtë akt.

Gjykojë që mund të jetë struktura që ta shqyrtojë këtë akt. Vlerësoj se ne nuk jemi struktura kompetente. Të shqyrtojmë marrjen e një vendimi për moskompetencë lidhur me miratimin e aktit që është në rend të ditës”- tha Çaka.

Nga ana tjetër anëtarja Helga Vukaj tha se “jemi organi që kemi kompetencë ta miratojmë”.

Gripi i shpendëve, Bino: Asnjë person i infektuar, asgjësimi i shpendëve të infektuar është shumë i rëndësishëm
Jona Josifi drejtore e Votimit nga Jashtë nënvizoi se “përderisa e kemi sjellë për miratim mendojmë se është kompetencën e Rregullatorit”.

Kryetarja Ilirjana Nano theksoi se mbështet propozimin për shpalljen e moskompetencës.

Pas leximit të relacionit për projektvendimin nga ana e Josifit, anëtarët e Komisionit Rregullator votuan me 3 vota kundër, dhe 2 pro, miratimin në parim.

“I qëndroj arsyetimit që bëra më parë, unë dua të shpreh votën time kundër, për shkak se mendoj se nuk është kompetencë e jona shqyrtimi i draftit”- tha Çaka.

“Vlerësova se nuk kemi kompetencë, nuk miratohet në parim”- u shpreh kryetarja Ilirjana Nano.

Dokumenti i diskutuar sot nga Komisioni Rregullator përshkruan rregullat për krijimin dhe funksionimin e Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) për zgjedhësit jashtë Shqipërisë.

Platforma synon të lehtësojë regjistrimin, administrimin dhe shqyrtimin e kërkesave për të votuar nga jashtë.

Ajo do të përfshijë mjete të identifikimit dhe verifikimit biometrik, të dhënash personale dhe të dokumenteve të identifikimit, duke siguruar sigurinë dhe transparencën e procesit​.

Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë Shqipërisë është një projekt që synon të krijojë një sistem të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë vendit. Ky projekt bazohet në disa aspekte kryesore të organizuara në tre pjesë kryesore

Rregullat e Përgjithshme të Regjistrimit: Zgjedhësit që dëshirojnë të votojnë nga jashtë paraqesin kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit përmes PER, e cila krijohet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Aplikimet përfshijnë një proces verifikimi të identitetit për të garantuar se zgjedhësit janë të ligjshëm dhe të identifikueshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related