“Meta kishte plan të arratisej”/ Murrizi për deputetët e PD: Në parlament do jenë ata që shohin filxhan, jo unë

Data

Myslym Murrizi i ftuar sot në një emision televiziv foli për arrestimin e Ilir Metës dhe për zgjedhjet e ardhshme.

Murrizi tha se nga deputetët e PD do jenë në parlament, duhen pyetur ata që shohin filxhan dhe jo ai.

Ndërsa lidhur me deklaratat e Metës në një intervistë se kishte mundësi për t`u arratisur, Murrizi u shpreh se mënyra e arrestimit të Metës ishte i pështirë.
Nuk mund t`ja marrësh lirinë dikujt pa një vendim të formës së prerë. Mundësi edhe mund të ketë pasur për t`u arratisur. Për sa kohë e ke pas në mend po nuk e ke bërë më mirë të mos e thuash se zvogëlon aktin e gjësë.

Pse e thua këtë, po nuk e bën? Kush po e mohon që i ka mundësitë? Për çfarë e thua, a je bërë pishman? Një gjë që nuk e ke bërë dhe e përmend i bie që je bërë pishman që nuk e ke bërë,” tha Murrizi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related