Partia Demokratike ka njoftuar se turi i “Foltores” do të zhvillojë këtë të mërkurë një ndalesë në Sukth, ku kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të mbajë një bashkëbisedim të hapur me qytetarët.
Takimi është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe do të fokusohet në situatën politike në vend, zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e opozitës. Sipas njoftimit, qytetarët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të shprehin drejtpërdrejt shqetësimet e tyre.
Turi i “Foltores” po vijon në zona të ndryshme të Shqipërisë si pjesë e takimeve të PD-së me mbështetësit dhe strukturat lokale.
