Hetimet për 21 janarin po ecin me ritme të shpejta dhe kjo dëshmohet nga personat që janë thirrur në SPAK. Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se për këto vrasje do japin shpjegime edhe familjarët e viktimave. Sipas avokatit, kjo çështje po shkon drejt finalizimit.
“Po hetohet intesivisht dhe kjo është shenjë e mirë dhe po ecën me hapa të mirë SPAK. Do japin shpjegimi gjithë familjarët e viktimave. Është proces që po shkon drejt finalizimit”, tha ai.
Ai tha se SPAK është bindur në atë që Gjykata e Strasburgut i ka cilësuar vrasjet e 21 janarit si vrasje shtetërore.
