Kreshnik Spahiu rrëfen prapaskenat e bujshme, ja si SHBA e vuri në rresht politikën shqiptare për të votuar…

Data

Juristi dhe analisti i njohur, Kreshnik Spahiu ka zbuluar prapaskenat e bujshme që shoqëruan miratimin e Reformës në Drejtësi në vitin 2016. Sipas tij, ndikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin politik shqiptar ishte vendimtar. Ai ka treguar se deputetët që dolën kundër reformës u thirrën në ambasadën amerikane, ku u përballën me dosje kompromentuese që shtriheshin për një periudhë prej 20 vitesh. Kjo strategji, sipas Spahiut, ishte një mënyrë për të vënë në rresht politikën shqiptare dhe për të siguruar një mbështetje të pakthyeshme për një nga reformat më të rëndësishme në historinë e vendit. Madje zoti Spahiu vuri në dukje se Reforma në Drejtësi siç po kryhet me SPAK në Shqipëri është eksperimentuar më parë në vende si Kroacia apo Rumania dhe ka rezultuar e suksesshme.

“Reforma në drejtësi nuk është projekt as i Edi Ramës, as i Sali Berishës, as i Ilir Metës. Reforma në drejtësi nuk është projekti sui generis. Shqipëria vendi i fundi që po implementohet. Është bërë në Çeki, Sllovaki, Kroaci, Bosnje, Rumani. Shqipëria ishte bastioni i fundit. Këtë e votoi Rama. Po sigurisht ata ishin në parlament. Edhe Gjykata Speciale u votua nga Hashim Thaçi, dhe sot është në burg. Për këtë arsye them se është një projekt i suksesshëm i SHBA dhe BE, që e quajnë sukses të tyre. U kalua me presion. Një miku jonë thirret në ambasadë, i thonë zotëri do e votosh. Kur del nga ambasada pimë një kafe dhe i thamë ç’të thanë, lëre tha duhet votuar. Nëse nuk votohet më kujtuan disa gjëra të 20 viteve që i kisha harruar. I kishin hapur një dosje të para 20 viteve çdo deputeti që bëhej pengesë. Ju janë nxjerrë dosjet, o e votoni ose do keni probleme serioze. Reforma sapo ka filluar”, deklaroi ai.

Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë

Ndërkohë juristi Kreshnik Spahiu shpjegoi edhe arsyet pse sipas tij, Shqipëria ka marrë një vlerësim më pozitiv nga BE se sa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjatë një interviste për emisonin “Frontline” në “Report Tv”, theksoi se Shqipëria ka përmirësim të ndjeshëm sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjes ekonomike. “Një nga progreset më të mëdha janë dy momente, e para lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. E dyta rritje e ndjeshme e fuqishme ekonomike me rritjen e turistëve. A kanë të drejtë apo jo nuk më takon mua. Do ngre një pyetje 1 milion. Nëse nuk do ishte ky sistem politik, këto rrethana politike, a do kishte këto arritje SPAK. Korrupsioni ka lindur këto 5 vjet. Ka pasur.

Pse janë rritur arrestimet e nivelit të lartë, janë bërë vetëm këto 3 vjet. Pse nuk janë bërë në 30 vjet? Me qeveri tjetër a do kishte bërë SPAK këto arrestime? O do flasim realitetin, ose flasim përralla. Po të kishte regjim politik tjetër, nuk do kishte sukses. Ky është sukses jo i 3 individëve. Kam lexuar dhe raportin e Kosovës, nuk e thonë që ka rritje ekonomike. Këta ekspertë i kanë studiuar më mirë se ne. Aty ku është bërë progres është progres. Mos të nisemi të krahasohemi më Kroacinë apo Bullgarinë”, nënvizoi Spahiu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related