Temperatura të ulëta dhe ngrica/ Ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Elbasanit

Data

Moti i përkeqësuar dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Elbasanit, veçanërisht në zonat malore. Si pasojë e ngricave dhe bllokimit të disa akseve rrugore, një numër fshatrash vijojnë të mbeten pa energji.

Aktualisht mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit Elbasan:

  • Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd: pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë.
  • Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd: probleme në zonat Sopot dhe Vilan.
  • Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd: pa energji janë zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës.

Grupet e punës së OSSHE janë në terren dhe po punojnë me intensitet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Në disa zona energjia është rikthyer brenda një kohe të shkurtër, por ndërhyrjet po vështirësohen nga bllokimi i rrugëve dhe kushtet e rënda atmosferike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related