Afera e kompanisë së Adrian Shatkut përmes të cilës Meta dhe Kryemadhi përfituan miliona euro u zbulua që në vitin…

Data

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se kompanitë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përdorën të gjithë pushtetin e tyre që ajo të merrte në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike. Por skandali në këtë mes është se institucionet shqiptare kanë zbuluar një pjesë të abuzimit që në 2018. Këtë e tregon qartë raporti i AKEP. Në inspektimin e realizuar, subjekti nuk ka deklaruar aktivitet për 3 vite, duke i dorëzuar AKEP vetëm evidencat e vitit 2017.

“Referuar dokumentacionit te administruar gjatë inspektimit, meqenëse subjekti objekt inspektimi ka ofruar shërbime edhe gjatë viteve 2014, 2015 dhe 2016 deklarohet se nuk ka pasur aktivitet në këto vite, rrjedhimisht rezulton se ky subjekt ka shmangur detyrimet financiare si ndaj AKEP ashtu edhe ndaj organeve te tjera përgjegjëse”, thuhet në raportin e AKEP në vitin 2018.

Pikërisht të ardhurat e fshehura nga kompania aso kohe, dyshohet se janë dhënë në formë ryshfeti për ish-kreun e Kuvendit Ilir Meta. Në raportin e AKEP, theksohej se për të fshehur aktivitetin, kompania UNIFI HOLDING kishte larguar pajisjet nga vendi i ushtrimit të aktivitetit për të penguar zbulimin e trafikut të vërtetë të telefonisë. Kjo, mbulonte fitimet e vërteta që me hetimet e SPAK dolën se ishin kanalizuar tek dyshja e politikës Meta-Kryemadhi. Në përfundim të hetimit administrativ, AKEP gjobit “Unifi-dega Shqipëri” me 50 milionë lekë. Shatku u largua në gusht të vitit 2018, kur socialistët kishin larguar nga AKEP Pirro Xhixhën e ish-LSI dhe drejtuesi i ri kishte urdhëruar inspektim.

Çfarë thotë SPAK për Shatkun, Metën dhe Berishën?

SPAK thotë se Meta-Kryemadhi bashkëpunuan me Shatkun dhe vendosën në funksion të tij administratën shtetërore në funksion të interesave të kompanive të tij. Ata kanë përdorur pozicionet dhe influencën tyre në nivelet e larta të pushtetit. Për të vërtetuar korrupsionin e Meta-Kryemadhit me kompaninë e Shatkut SPAK bazohet në zbardhjen e të gjitha bisedave nga zbërthimi i telefonit të Monika Kryemadhit. Monika Kryemadhi prej muajit nëntor 2013 e në vijim bisedon për çdo hap me Adrian Shatkun, madje në disa raste i referohet edhe si ‘kusho’, ndërsa për interesat e tij vë në lëvizje institucione dhe ministra të ndryshëm të asaj periudhe. Prokuroria e Posaçme thotë se Shatku ishte edhe kushëri i Ema Çokut, një tjetër e akuzuar për pastrimin e parave të çiftit Meta-Kryemadhi. Qëllimi sipas SPAK vërtetohet nga të gjitha komunikimet që Adrian Shatku ka bërë me Monika Kryemadhin, Emond Haxhinaston, Ema Çokun, Piro Xhixhon, Ermal Topallin (ish drejtor në Ministrinë e Transporteve) dhe Rudolf Papën, ish shef kabineti në AKEP.

Monika Kryemadhi për arritjen e qëllime i organizonte takime Shatkut edhe me Ilir Metën. “Në datën 6 mars 2014 Adrian Shatku është njoftuar nga Monika Kryemadhi që të nesërmën të shkojë të zyra e Ilirit”, thuhet në dosje. E gjithë përpjekja e Meta-Kryemadhit finalizohet më 1 prill 2014 kur ka një firmosje të marrëveshjes për fibrat optike dhe është ky komunikim mes Kryemadhit dhe Shatkut. Insistimet për projektin vazhdojnë por ai ngec në qeveri, edhe për shkak të refuzimit të ministries së Inovacionit në atë kohë Milena Harito, dhe për ta kaluar vendimmarrjen ka një komunikim të gjatë mes Kryemadhit dhe Shatkut me Edmond Haxhinaston, në atë kohë ministër i Infrastrukturës. Në lojë futet edhe Piro Xhixho, I cili ndërhyn përmes shkresave dhe takimeve. Pas përpjekjeve leja për ndërtimin e linjave optike është dhënë më 5 maj 2015. Sa i përket çështjes së interkonjeksionit për transferimin e thirrjeve, SPAK evidenton në dosje se personazh kyç për këtë është Piro Xhixho, atëherë kreu i AKEP. Xhixho ndërmjetëson me kompani celularësh që Shatku të lidhte marrëveshje.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related