Magazina e armëve në Tiranë/ Policia jep detaje: Armë nga Kosova, pistoleta dhe automatikë gati për shitje

Data

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy-mujor të zhvilluar me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar katër persona, të dyshuar për trafikim dhe shitje armësh zjarri, të cilat sipas hetimeve ishin siguruar nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë.

Në pranga kanë rënë:

  • Gloris Nezaj, 39 vjeç
  • Rezarto Rumi, 48 vjeç
  • Kelvin Caushi, 49 vjeç
  • Ardjan Caushi, 45 vjeç

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa dhe ambiente të përdorura nga grupi, policia ka sekuestruar:

  • 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)
  • pjesë të ndryshme armësh
  • një armë gjahu
  • krehra dhe municion luftarak
  • 3 radio komunikimi të ngjashme me ato të policisë
  • një jelek multifunksional
  • 9 telefona celularë

Sipas hetimeve paraprake, grupi dyshohet se kishte krijuar një strukturë të organizuar, ku armët modifikoheshin, magazinoheshin dhe më pas shiteshin në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related