Gjatë muajit gusht, dy ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro dolën në një reagim të përbashkët. Në kulmin e skandalit për mbetjet toksike, ato lënë të kuptohet se anijet që transportonin mbetjet e Kurum mund të refuzoheshin të hynin në territorin shqiptar. “Shqipëria nuk mund të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme” u shprehën ato. Por mbetjet jo vetëm që nuk u kthyen, por u sekuestruan nga Prokuroria me urdhër që të mos hapen kontejnerët, por të ruhen në një vend të sigurt, nën vëzhgimin e pandërprerë të kamerave
Dy prokuroret Suela Beluli dhe Mediana Meta detajuan në urdhrin e tyre se sekuestrimi u krye bazuar në procedimin penal nën dyshimet për “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “ndotje të ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, si dhe “shpërdorim detyre të funksionarit publik”. Nga ana tjetër Ornela Çuçi, e cila ka qenë zv/ministre e Edi Ramës ka treguar dje dështimin e qeverisë me mbetjet toksike. “Legjislacioni mjedisor për menaxhimin e mbetjeve në vend është pothuajse perfekt, por subjektet publike dhe private në vend nuk po raportojnë sasinë e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, sikurse kërkohet nga vendimet e Këshillit të Ministrave.
Sipas Vendimit Nr. 229, datë 23.04.2014, subjektet janë të detyruara të deklarojnë sasinë e mbetjeve jo të rrezikshme, ndërsa për mbetjet e rrezikshme kërkohet një dokument i veçantë sipas Vendimit Nr. 371, datë 11.06.2014. Këto kërkesa, të cilat janë në thelb për një menaxhim të përgjegjshëm të mbetjeve, shpesh anashkalohen nga subjektet, duke krijuar një boshllëk në kontrollin institucional”, thotë ajo.
Ministria përgjegjëse për mjedisin
Sipas Çuçit, kjo mungesë kontrolli dhe transparence krijon rreziqe serioze për menaxhimin e sigurt të mbetjeve dhe rrit shqetësimet për ndikimin e tyre mjedisor dhe shëndetësor në komunitetet lokale. “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM), përpara se të lëshojë një autorizim për importin e mbetjeve, shpesh nuk ka të dhëna të sakta për sasinë reale që eksportohet drejt Shqipërisë. Këto sasira shpesh raportohen me pasaktësi, duke ngritur dyshime mbi origjinën e vërtetë të mbetjeve dhe duke e bërë të paqartë nëse ato përputhen me kërkesat dhe standardet e vendit. Ky mungesë kontrolli dhe transparence krijon rreziqe serioze për menaxhimin e sigurt të mbetjeve dhe rrit shqetësimet për ndikimin e tyre mjedisor dhe shëndetësor në komunitetet lokale.
Transparencën me sa duket ministria e ruan vetëm për prezantimet zyrtare. Dështimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për inspektime dhe kontroll Në raportimet e fundit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) rezulton se nuk ka kryer vlerësime të rregullta të statusit mjedisor në tokë, ujë dhe ajër, duke mos përmbushur përgjegjësitë kryesore të saj. Gjithashtu, inspektimet dhe monitorimet mbi subjektet private dhe publike janë të rralla, ndërkohë që lejet mjedisore dhe licencat mbeten të pa monitoruara. Pa një program të bazuar në risk dhe pa inspektime të rregullta, AKM nuk arrin të garantojë një menaxhim të duhur të mbetjeve”, tha ajo.
Alarmi
Po ashtu gazetarja Klodiana Lala tha së fundmi në një studio televizive se qeveria shqiptare po bën tentativë për ta groposur çështjen e mbetjeve toksike dhe për të pastruar imazhin e kompanisë “Kurum”. “Ka një tentativë të qeverisë për ta groposur këtë çështje dhe për të pastruar imazhin e kompanisë “Kurum”. Është një histori korrupsioni e grupeve të strukturuara kriminale në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Në vend që të ankorohej dhe të sekuestroheshin konteinerët dhe të merreshin mostrat për të parë se ç’kanë brenda, qeveria bën një sy qorr dhe vesh shurdh.
Nuk është vetëm histori e Shqipërisë, por edhe ndërkombëtare, na tregon se si kompania “Kurum” ka prodhuar mbetje të rrezikshme që nuk dihet se ku kanë shkuar, sepse kompania mban përgjegjësi për shkatërrimin e mbetjeve. Ajo nuk e pranoi fillimisht se ishte mbetjet e saj, derisa doli Xhovana Sokolaj që foli. Rrjeti i Bazelit është me përfaqësues në Durrës dhe kanë frikë se qeveria shqiptare mund ta mbyllë procesin. Gjatë hetimit që kur shpërtheu alarmi, se është edhe një anije tjetër në Kinë. Përtej këtij hetimi, prokuroria duhet të sqarojë nëse ka patur raste të tjera, ku janë asgjësuar”, tha La
