Pastronin miliona euro në Itali, zbardhen emrat, ja kush janë shqiptarët në hetim nga ANTIMAFIA dhe SPAK

Data

Janë zbardhur emrat e personave që u vunë në hetim nga SPAK pas megaoperacionit të  zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, ku u bë i mundur zbërthimi i grupit kriminal italo-shqiptar të cilët pastronin para përmes një rrjeti restorantesh.

SPAK njoftoi ditën e djeshme se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firences, koordinuar nga Eurojust janë kryer kontrolle në katër qytete të vendit tonë si dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë.

Gjatë hetimeve është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe disa biznese të ndryshme. Gjithashtu organi i akuzës njoftoi se po vijon puna për mbledhjen e provave dhe përgjegjinë penale të subjekteve nën hetim.

Shqiptarë që janë në hetim janë: Albiona Ziaj 39 vjeçe, banuese në Firence, Gazment Kociu 50 vjeç, Redon Marku 40 vjeç, Samir Houjeiri 39 vjeç, Eros Gjona 34 vjeç dhe Orkes Kamami 35 vjeç. Ndërsa mediat italianeraportojnë se në krye të këtij grupi qëndronte Eluert Kamami 40 vjeç nga Elbasani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related