Kjo e martë ishte afati i fundit i garës për drejtues të policisë në 12 qarqe të vendit. Ndryshe nga sa ndodhi me garën për Drejtuesin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të interesuarit për t’u bërë drejtues në qarqe, kanë pritur ditën e fundit për të dorëzuar aplikimet e tyre. Gazeta “SOT”, mëson se janë mbi 35, punonjës të policisë së shtetit me gradën “Drejtues”, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionet në Drejtorinë e Përgjithshme duke u bërë pjesë e garës. Pjesa dërrmuese mësohet se janë aktualisht në postet e nëndrejtorëve, në Drejtoritë e qarqeve. Ndërkohë për sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar, 7 prej tyre.
Emrat e drejtuesve kandidatë
- Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i Policisë së Lezhës.
- Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i Policisë Tiranë.
- Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korcë.
- Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i Policisë Durrës.
- Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë.
- Ardian Çipa, aktualisht drejtues i Policisë në Gjirokastër.
- Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.
Megjithatë ende nuk dihet, nëse drejtuesit aktual që janë bërë pjesë e garës, aspirojnë të mbajnë vendin në të cilin ndodhet në detyrë, apo qark tjetër. Pas përfundimin pasditen e të martës të afateve të aplikimit, ditën e mërkurë pritet që të zyrtarizohet edhe lista me emrat e kandidatëve, për drejtues Policie në 12 qarqe të vendit. Më pas, të gjithë garuesit do të kalojnë në komisionet e vlerësimit, një proces i njëjtë që u aplikuar për përzgjedhjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit.
Skenarët
Megjithatë theksojmë se drejtuesit e policisë shqiptare po përballen me një krizë besimi të thellë pas zbardhjes së përgjimeve të “SKY ECC”, ku rezulton se disa prej tyre kanë rënë në kundërshtim me ligjin duke manipuluar informacione dhe duke bashkëpunuar me kriminelë. Këto zbulime kanë shkaktuar reagime të forta nga institucione të ndryshme, duke çuar në shqetësime serioze për integritetin e sistemit të rendit dhe sigurisë. Rreziku për t’i nxjerrë jashtë sistemit është i lartë, duke u bërë një paralajmërim për ata që kanë abuzuar me detyrën e tyre.
Si pasojë, kandidaturat e këtyre drejtuesve për pozita të reja, veçanërisht në drejtimin e drejtorit të policisë së qarkut, janë në pikëpyetje. Kështu që përballë kësaj situate, mësohet se një proces rigoroze vlerësimi dhe hetimi pritet të zbatohet, me qëllim që të rikthehet besimi i qytetarëve tek institucionet e rendit. Skandali i përgjimeve thekson nevojën për reforma të thella në sistemin e policisë, duke garantuar se të gjithë ata që abuzojnë me pushtetin do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Në këtë kontekst, rëndësia e transparencës dhe përgjegjshmërisë bëhet më e dukshme se kurrë. Sidoqoftë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë
