Soko tha në një studio televizive se SPAK ka mision juridik dhe jo politik, ndërsa theksoi se politikanët e arrestuar po paguajnë për vjedhjet që i kanë bërë buxhetit të shtetit.
“SPAK nuk ka mision politik, por juridik. Merret me statusin e personit civil, nëse është i fajshëm apo i pafajshëm.
Këta janë aty për shkak të vjedhjeve. Vjedhjet u kanë dhënë para dhe pushtet ekonomik. Kanë përdorur paratë e vjedhura për të ruajtur pozitat e pushtetit politik. Kur e kanë bërë vjedhjen nuk e kanë menduar se do arrestohen. Koha është të paguajnë për atë që kanë vjedhur”, tha Soko.
