Një operacion policor i koduar “Bilanci” ka çuar sot në sekuestrimin e spitalit privat “International Medicare”, në zonën e Zogut të Zi, Tiranë. Hetimet e Sektorit për Krimet Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës, zbuluan se subjekti nuk kishte deklaruar fitime mbi 1 milion euro për periudhën 2024–2025.
Në kuadër të bastisjes, arrestohet administratori i spitalit, Edmond Zaja, ndërsa dy bashkëaksionerë, Bilal Kara dhe Geriana Arapi, janë shpallur në kërkim. Në vendngjarje, policia sekuestruar mbi 100 blloqe faturash të pakontabilizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara si të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.
Hetimet zbuluan gjithashtu se spitali ofronte shërbime estetike dhe kirurgji plastike me produkte të ndaluara për përdorim dhe kishte punësuar të paktën pesë persona pa siguracion. Materialet procedurale janë referuar tashmë në Prokurorinë e Tiranës për veprime ligjore të mëtejshme.
