Paga minimale rritet në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026 – ja kush përfiton

Data

Nga 1 janari 2026 ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale në vend. Sipas këtij vendimi, paga minimale mujore rritet nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, duke mos lejuar më asnjë kontratë pune nën këtë nivel.

Rritja prek drejtpërdrejt rreth 307 mijë e 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat. Për 9 muajt e parë të zbatimit, kostoja shtesë e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që vjen si pasojë e rritjes së pagës minimale nuk do të paguhet nga biznesi, por do të mbulohet nga shteti. Për këtë qëllim, në buxhetin e shtetit është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh, për kompensimin e kontributeve të punëdhënësve.

Sipas qeverisë, rritja e pagës minimale synon uljen e informalitetit në tregun e punës, forcimin e respektimit të kontratave ligjore dhe përmirësimin e mirëqenies së punonjësve, në kushtet e rritjes së kostos së jetesës.

Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje. Nga 24 mijë lekë në vitin 2017, ajo arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke u dyfishuar brenda rreth një dekade. Parashikimi afatmesëm është që paga minimale të rritet në 60 mijë lekë në vitin 2028.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related