Nisma Thurje ka kërkuar anulimin e ligjeve që janë sponsorizuar nga biznesmenët. Lidhur me këtë në televizionin “MCN TV”, Pano Soko u shpreh se lobimi i vetëm që ne njohim në Shqipëri është korrupsioni dhe se dyfishimi i parave në ekonomi dhe buxhet janë marrë nga një grup i vogël njerëzisht që ne i cilësojmë si oligarkë. Teksa u ndal te dosja e Ilir Metës, ai theksoi se ish-presidenti ndryshoi ligjin për interes të Samir Manes, ndërsa ky i fundit në këmbim i premtoi një vilë. Sipas Sokos, Nisma Thurje po kërkon të ndërtojë një paketë që përfshinë ndryshime në ligj ku marrëzia që të pasurohen vetëm të varfrit të marrë fund. “Lobimi në Shqipëri nuk është i ligjshëm sepse lobimi i vetëm që njohim është korrupsioni.
Dje kur përmendja këtë gjë kujtova se para dy javësh kryeministri tha se ekonomia shqiptare nga 2013 deri sot është dyfishuar dhe ka të drejtë, po këto para kush i ka marrë. Ekonomia është rritur dyfish dhe buxheti po ashtu, pra dhe pensionet duhet të ishin dyfishuar, po ashtu dhe pagat tona, dhe pagesat për invalidët, etj etj. Por çfarë ndodh nëse ti i futesh analizës së ekonomisë ti shikon se pensionet janë rritur me 23-25%, pra nuk janë dyfishuar dhe 40% pagat po kush i ka marrë këto lekët e tjera, pra këto lekët janë marrë nga një grusht i vogël njerëzisht që ne në të përditshmen tonë i quajmë oligarkë. Ata nuk vjedhin lekë nga banka por përmes lugjeve që porosisin dhe paguajnë i marrin me ligj, dhe ato që ne përmendim janë një sërë ligjesh që kanë ndihmuar këta oligarkë të marrin paratë. Në dosjen e Ilir Metës dilte se Samir Mane kishte porositur Metën për një ligj ku i jepte në këmbim një vilë.
