Inceneratori i Elbasanit, SPAK merr vendimin për dyshen Bllako-Koka

Data

Vijon beteja ligjore për aferën e korrupsionit me Inceneratorin e Elbasanit.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar në Apelin e GJKKO-së ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë që ka shpallur të pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllakon dhe ish-ministrin Lefter Koka.

Në seancën që po zhvillohet në Apel, mësohet se dy prokurorët e SPAK-ut i kërkuan gjykatës që Bllako të dënohet me 4 vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai të vuajë 2.8 vite burg.
Ndërsa për Kokën, SPAK-u kërkon t’i shtohet dhe dënimi për shpërdorim dëtyre. Lefter koka u dënua në Shkallë të Parë më 6.8 vite burg.

Kërkesa dhe akuzat nga SPAK-u në PRETENCEN E PARA 1 VITI
Lefter Koka, SPAK kërkon 10 vite, përfiton 6.8 me gjykim të shkurtuar.
Alqi Bllako, SPAK kërkon 4 vite, përfiton 2 vite 8 muaj me gjykim të shkurtuar
Mirel Mërtiri 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar
Stela Gugallaj 7 vite burg, përfiton 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Klodjan Zoto 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar
Pëllumb Abeshi 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar
Jonida Zeqo 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar
Serafin Papa 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Bardhyl Çabiri 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar
“SPAK kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka për kryerjen e veprës penale “Pastrimi ¡ produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, germat (a) dhe (b) te Kodit Penal, e kryer ne rrethanën cilësuese “në bashkëpunim’” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lefter Koka të dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Ne bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale i kërkojmë Gjykates që të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Lefter Koka përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Ne bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal të caktohet për te pandehurin Lefter Koka dhe dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 vjet.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Bllako për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related