Një rus e një bullgare/ Rama, leje resorti në Zvërnec për njerëzit e Allajbeut të Spitalit Amerikan

Data

Një rus dhe një bullgare, të lidhur ngushtësisht me pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, kanë marrë lejen e kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e një resorti turistik në zonën bregdetare të Zvërnecit, në Vlorë.

Në 28 Janar 2025, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e Ramës, ka miratuar disa vendime, ndër të cilët “Resort turistik në Gadishullin e Zvërnecit”, Blloku Rezidencial F1V2, F1V3, F1R6”, me vendndodhje në Pishë Poro-Nartë, Bashkia Vlorë”.

Në foto: Vendimet e KRRT-së, 28 janar 2025

Leja e ndërtimit është lëshuar në favor të kompanisë “Zvërneci South Adriatic Development”. Kompania është krijuar në Gusht të vitit 2024 dhe qëllimi i saj duket se ka qenë pikërisht projekti turistik në Zvërnec.

Shoqëria “Zvërneci South Adriatic Development” zotërohet nga një kompani off-shore me seli në Amsterdam, “Universal Properties Projects BV”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related