Tarifat e Trump frikësojnë biznesmenët, miliarderi i Wall Street: Po e çon botën në një dimër bërthamor

Data

Edhe pse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quan tarifat një ‘gjë të mrekullueshme’, ka gjithnjë e më shumë skeptikë, madje edhe mes mbështetësve të tij. Menaxheri i fondit mbrojtës Bill Ackman, një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump deri më tani, paralajmëroi se tarifat mund ta çojnë botën në një ‘dimër ekonomik bërthamor’ dhe bëri thirrje për një pauzë 90-ditore të tarifave. Në një postim në platformën X, ai miliarder “peshon” më shumë se 9 miliardë dollarë, shkruan: “Amerika është njëqind për qind prapa presidentit në rregullimin e sistemit global të doganave që e vendos SHBA-në në disavantazh.” Por biznesi është një lojë besimi. Trump e ka ngritur çështjen e tarifave në çështjen më të rëndësishme gjeopolitike në botë dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Dhe po, kombet e tjera kanë përfituar nga SHBA-ja duke mbrojtur industritë e tyre vendase në kurriz të miliona vendeve tona të punës dhe rritjes ekonomike në vendin tonë. Por, duke vendosur tarifa masive dhe joproporcionale ndaj miqve tanë dhe armiqve tanë, dhe duke nisur një luftë ekonomike globale kundër gjithë botës, ne kemi filluar procesin e shkatërrimit të besimit në vendin tonë si një partner tregtar, si një vend për të bërë biznes dhe si një treg për investime kapitale”, paralajmëroi Ackman. “Presidenti ka mundësinë të kërkojë një pushim 90-ditor, të negociojë dhe të zgjidhë marrëveshje të padrejta asimetrike doganore dhe të inkurajojë triliona dollarë investime të reja në vendin tonë. Nëse, nga ana tjetër, nisim një luftë ekonomike bërthamore kundër të gjitha vendeve të botës më 9 prill, investimet e biznesit do të ndalen, konsumatorët do të mbyllin portofolin dhe ne do të dëmtojmë seriozisht reputacionin tonë”, thotë Ackman.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related