Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndryshime edhe në UKT dhe Policinë Bashkiake, arsyeja…

Data

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka larguar nga postet 12 drejtues të Bashkisë Tiranë. Raportohet se disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë, janë zëvendësuar sot me emra të rinj.

Vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.

Arsyeja e këtyre ndryshimeve raportohet se vijnë në kuadër të ristrukturimit të Bashkisë së Tiranës dhe freskimit me emra të rinj në detyrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related