Qeveria ka dështuar në transparencën mbi funksionarët publikë

Data

Ligji për të Drejtën e Informimit detyron autoritetet publike që të publikojnë të dhëna mbi pagën, arsimimin dhe kualifikimin e funksionarëve. Por një vëzhgim i Faktoje në faqet zyrtare të ministrive, konstaton se Qeveria duket se ka dështuar në përmbushjen e këtij detyrimi. Vetë kryeministri Rama nuk ka asnjë të dhënë për kabinetin e tij. Tre ministra Shteti nuk kanë ende një faqe zyrtare.

“Çdo vendim qeverie, çdo vendim institucioni, çdo pjesë e dokumentacionit të çdo marrëveshje, të çdo marrëdhënie kontraktuale që nuk hyn në atë hapësirën e ngushtë të konfidencialitetit, duhet të jetë publike… Dhënia e informacionit nuk duhet të diskutohet, nuk ka vend për diskutim, duhet thjeshtë dhe vetëm të zbatohet’, deklaroi kryeministri Edi Rama më 26 qershor të këtij viti, në fjalën e tij gjatë konferencës së gjashtë për të drejtën e informimit.

Në 2 shtator në paraqitjen e tij të parë në foltoren e parlamentit si kryetar i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi bëri të ditur se “Qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicje te re sa i përket transparencës”.

Pak ditë më pas, në Asamblenë e Partisë socialiste, zoti Rama do të njoftonte se “do të bëhet publik së shpejti dhe do të shkojë deri në fund edhe projekti ynë i ri i Shqipërisë transparente, i cili do të shlyejë deri në fund borxhin që u kemi akoma qytetarëve tanë lidhur me sasinë dhe cilësinë e informacionit në kohë reale mbi vendimmarrjet tona në çdo nivel”.

Por ndërsa qeveria premton për ndërhyrje të reja që do të përmirësonin dukshëm transparencën e saj, vetë parashikimet e ligjeve ekzistuese jo gjithmonë vihen në jetë, ose ato, zbatohen sipas vullnetit apo dëshirës së çdo institucioni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related