Po kërcënohen agjencitë e funeraleve”- Sot i jepet lamtumira liderit të opozitës ruse! Familja përgatitet për ceremoninë mortore të Alexei Navalny, por s’ka mjet për transportimin e trupit

Data

Kur mbeten vetëm disa orë nga funerali i Alexei Navalny, ekipi i tij ka thënë se përballen me vështirësi për organizimin e ceremonisë së lamtumirës.

Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh deklaroi nuk kishin mundur të gjenin një makinë funerali për ta çuar trupin në kishë.

“Njerëz të panjohur po telefonojnë agjencitë e funeraleve dhe i kërcënojnë nëse pranojnë të marrin trupin e Alexeit“, tha Yarmysh.

Varrimi është planifikuar të bëhet të premten në Maryino, në periferi të Moskës.

Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahej në 14:00 me orën e Moskës në Kishën e Ikonës së Zojës.

Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye aty pranë në orën 16:00. Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik. Ekipi i tij – i cili ka inkurajuar njerëzit të marrin pjesë – ndau një hartë të itinerarit midis dy vendeve.

Ata ndanë gjithashtu një listë të vendeve jashtë vendit, nga Seuli në Romë, Montreal dhe Stokholm, ku njerëzit mund të bashkohen me shërbimet përkujtimore për Navalny.

Është e paqartë se sa njerëz do të marrin pjesë në funeralin në Moskë të premten.

Duke folur për BBC Newshour, ish-shefi i shtabit të Navalny, Leonid Volkov tha se ishte i shqetësuar për atë që mund të ndodhte gjatë shërbimit në Moskë.

“Kam frikë se nesër priten surpriza… sinqerisht, ndërsa flas tani, nuk e di nëse ato do t’i lejojnë njerëzit t’i thonë lamtumirë Alexeit,” tha ai.

Ai shtoi se ekipi i Navalny ishte gjithashtu i shqetësuar se mund të lindnin probleme me kishën ku po mbahet shërbimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related