Tragjedi në Bangladesh: autobusi me dhjetëra pasagjerë bie në lumin Padma

Data

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bangladesh, ku një autobus me dhjetëra pasagjerë ka rënë në lumin Padma, duke shkaktuar të paktën 23 viktima.

Sipas raportimeve lokale, në mesin e viktimave janë 11 gra, tetë fëmijë dhe katër burra. Autobusi, i cili transportonte rreth 50 pasagjerë, u aksidentua teksa përpiqej të hipte në një traget në terminalin Dauladia.

Dyshohet se shoferi humbi kontrollin e mjetit në kushte të vështira atmosferike, çka çoi në rënien e autobusit në ujë. Mjeti u nxor nga lumi vetëm pas rreth gjashtë orësh, me ndihmën e ekipeve të shpëtimit, një vinçi dhe një anijeje speciale.

Disa pasagjerë arritën të shpëtonin duke notuar drejt bregut, ndërsa të tjerë u ndihmuan nga kalimtarë dhe varka shpëtimi që ndodheshin në zonë në momentin e ngjarjes.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende, me pjesëmarrjen e zjarrfikësve, rojes bregdetare, policisë dhe ushtrisë, pasi besohet se ka ende persona të zhdukur.

Autoritetet kanë ngritur një grup hetimor për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa pamjet e ngjarjes janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar momentet dramatike të rënies së autobusit në lumë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related