Një vit e gjysmë në paraburgim, ja kur pritet të përfundojë gjykimi ndaj ish-liderëve të UÇK

Data

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, tha se deri në prill të vitit të ardhshëm Prokuroria pritet të thërrasë të gjithë dëshmitarët e saj kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët janë në gjyq në Hagë. Në një intervistë për Ekonomja online, Doyle ka thënë se në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Seljimit dhe Jakup Krasniqit, deri më tani kanë dëshmuar 85 dëshmitarë, qoftë në sallën e gjyqit apo me video link, dhe 69 të tjerë me shkrim.

Më tej ai tha se, sipas tij, Mbrojtja do të fillojë të thërrasë dëshmitarët e saj diku në vitin e ardhshëm pas dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë. “Në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veseljit, Rexhep Seljimit dhe Jakup Krasniqit, Prokuroria paraqet provat dhe thërret dëshmitarët. Prokuroria njoftoi se synon të thërrasë dëshmitarët e saj deri në prill 2025. Pra, ne jemi në mes të këtij procesi. 85 dëshmitarë kanë dëshmuar, qoftë në sallën e gjyqit, qoftë me video link, dhe 69 të tjerë me shkrim. Prandaj, pasi Prokuroria të përfundojë paraqitjen e provave, mbrojtja do të ketë mundësinë të kundërshtojë provat.

l

“Ne presim që diku vitin e ardhshëm, Mbrojtja të fillojë të thërrasë dëshmitarët e saj,” tha Doyle. Ai shtoi se një nga prioritetet e gjyqtarëve do të jetë përshpejtimi i procesit dhe se reduktimi i listës së dëshmitarëve të Prokurorisë, tashmë disa herë, është pozitiv për procesin. “Një prej punëve kryesore të trupit gjykues është që procedurat janë të drejta dhe të shpejta. Kjo përfshin edhe dhënien e afateve kohore, për të cilat Prokuroria ka thënë se ju nevojitet kohë deri në prill të vitit 2025. Gjyqtarët po mundohem që gjykimi të përshpejtohet sa më shumë që është e mundur”, ka thënë ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related