Meloni falënderon Ramën pas sqarimit për marrëveshjen e emigrantëve: Protokolli mbetet në fuqi sa ta dojë Italia

Data

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas debatit të krijuar mbi të ardhmen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për qendrat e emigrantëve në Gjadër.

Polemikat nisën pas një interviste të ministrit të Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha për Euractiv, ku deklaratat e tij u interpretuan si sinjal se marrëveshja mund të mos rinovohej pas vitit 2030.

Pas reagimeve në mediat italiane dhe ndërkombëtare, fillimisht reagoi vetë ministri Hoxha, duke thënë se deklarata e tij ishte keqkuptuar. Më pas, kryeministri Edi Rama publikoi një mesazh në platformën X ku ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për marrëveshjen.

“Protokolli ynë me Italinë do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”, shkroi Rama.

Postimi i kryeministrit shqiptar u shpërnda më pas nga Meloni, e cila e shoqëroi me mesazhin: “Faleminderit Edi”.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët ka qenë një nga projektet më të debatuara në politikën europiane të migracionit dhe parashikon ngritjen e qendrave pritëse për emigrantët në territorin shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related