Prokuroria e Kukësit ka lëshuar dje masa sigurie për 22 punonjësit e Policisë së Shtetit, pasi përvetësuan 2 milionë lekë nga vënia e gjobave për makinat me targa të huaja. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’ dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 22 punonjës të Policisë së Shtetit. Konkretisht, për 6 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”, për 4 “arrest në shtëpi” ndërsa për 12 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.
Këta persona, kanë keqpërdorur aksesin në sistemet e policisë. Duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.
Më datë 07.03.2024, 24.01.2024 dhe 26.01.2024, oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, referuan në prokurori veprimtari të kundraligjshme të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni për Sigurinë e Autostradave Milot-Morinë. Për fillimin e veprimeve procedurale hetimore shërbeu një informacion që Shefi i Seksionit të kësaj Njësie, i dërgoi Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit të Financës në Aparatin e DPPSH për verifikimin e pagesës për disa automjete me targa të huaja, që ishin ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe në sistemin E-Gjaba për periudhën 01.01.2023 deri në 31.12.2023 dhe rezultonin debitorë. Gjobat e vendosura për automjetet me targa të huaja, ishin vendosur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.
Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë. Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.
Vendimet
Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurisë:
1- N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, mase sigurimi personal “Arrest me burg”.
2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autostradave,” Arrest me burg”.
3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, “Arrest me burg”.
4- Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal “Arrest me burg”.
5- Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg”.
6- Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal “Arrest ne shtëpi”.
7- Inspektor Kastriot Gjini, me detyre Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autostradave,” Arrest në shtëpi”.
8- Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autostradave,” Arrest në shtëpi”.
