“Hiqesh si opozitar, por voton PS”/ Kikia ‘ia plas në sy’ Xhelal Mziut: Qëndrimet e mia vlejnë sa shtatë si puna jote

Data

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka debatuar mbrëmjen e sotme me gazetarin Mentor Kikia, duke i thënë këtij të fundit se publikisht shfaqet si gazetar opozitar, por sa herë që i vjen rasti ai voton Partinë Socialiste.

“Mbaj mend edhe në kohë kur ishte PD (në pushtet), ti vazhdimisht ke qenë opozitar, përse të paktën nuk e ke gjetur veten që nga 2005, kur u bë anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, përse ti pavarësisht se ti luan rolin e opozitës, ti shkon dhe voton PS”, tha Mziu.

I habitur nga deklarata e deputetit që kishte përballë, në emisionin “Drejt” të Luan Ramës, gazetari Mentor Kikia tha se ai është një qytetar dhe gazetar opozitar i përhershëm.

“Po kush të tha ty që nuk e kam votuar (PD)?! Unë thashë se jam qytetar dhe gazetar i përhershëm. Unë jam i besuar sa gjysma e partisë tënde Xhelal. Por të shpjegoj një gjë, qëndrimet e mia opozitare vlejnë më shumë se shtatë si puna jote në PD”, u përgjigj Mentor Kikia.

Xhelal Mziu: Ti thua unë jam kundër Ramës, por përveç Ramës nuk ia jap tjetërkujt

Mentor Kikia: Unë zotëri mendoj që kjo qeveri duhet të iki, por Sali Berisha nuk duhet të vijë

Xhelal Mziu: Jepi votën kundër, jepi votën kundër… Përse mos të vijë Berisha, se të anëtarësoi në NATO?!

Mentor Kikia: Po s’të jap ty llogari përse mendoj se nuk duhet të vijë Berisha

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related