Ja si korrupsioni me kontratat e mbetjeve po saboton turizmin në Vlorë, zbardhet investigimi

Data

Për vite me radhë gjatë sezonit turistik, Vlora gdhihet e mbuluar nga tymi i plehrave që digjen në fushën e grumbullimit në periferi të qytetit. Skenat apokaliptike të tymit që mbulojnë Vlorën, si ajo e 25 korrikut, i lënë gojëhapur turistët që vizitojnë qytetin dhe rrethinat e tij për të shijuar detin dhe i ka vënë në vështirësi operatorët turistikë. Sipas një investigimi të “Birn”, banorët e qytetit ndërkohë vuajnë prej vitesh erën e rëndë që vjen nga fusha e mbetjeve dhe problemet shëndetësore që sjellin ato. “Unë jam shumë larg, 1.5-2 kilometra në vijë ajrore, por natë për natë ne ndjejmë aromën e mbetjeve që digjen në fushën e mbetjeve në Vlorë,” thotë Niko Dumani, një aktivist lokal i mjedisit.

Dumani dyshon se djegia e përvitshme e mbetjeve në fushë të hapur është e qëllimshme dhe synon të eliminojë malin me mbetje, për shkak se planet për vënien në punë të landfillit të ri në Sherishtë dështojnë vit pas viti. Landfilli i Sherishtës është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro i financuar nga KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi që paguhen nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër grante. Projekti iu besua kompanisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos dhe ka ngecur në vendnumëro që prej sekuestrimit të kompanisë me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe arratisjes nga drejtësia të pronarit të saj, i dënuar dy herë nga gjykata për korrupsion dhe pastrim parash me koncesionet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier. Punimet në landfillin e Sherishtës duhej të kishin përfunduar në vitin 2021 dhe zyrtarisht, përfaqësues të Bashkisë së Vlorës kanë deklaruar disa herë se landfilli do të vihet në punë

Megjithatë, Bashkia e Vlorës i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se nuk ka ende një projekt për mbylljen e punimeve që mbetën rrugës dhe as një afat për vënien në punë të landfillit. Qyteti i Vlorës nuk është i vetmi në një situatë të emergjencës mjedisore, edhe pasi qeveria shqiptare shpenzoi miliona euro për koncesionet e ndërtimit të inceneratorëve apo landfilleve si ai i Sherishtës, të cilët mbetën gjithashtu të papërfunduar. Këto projekte ranë në duart e Klodian Zotos dhe partnerit të tij në biznes, Mirel Mërtiri dhe rrethit të tyre të ngushtë, tashmë të dënuar nga Gjykata e Posaçme për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related