Motomjeti del nga rruga në “Rrethrrotullimin e Çermës”, lëndohen dy persona

Data

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “ Rrethrrotullimi i Çermës” në Fier, ku një një 43-vjeçar duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, një shtetas 37-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” shtetasi R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motomjetit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri shtetasi B. D., 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related