Tragjike/ Shkrumbohet nga flakët banesa gjatë natës, humbin jetën nënë e bir

Data

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Has ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Raportohet se djali është futur në banesë për të shpëtuar nënën e tij, por kanë humbur jetën të dy.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Nikoliq.

Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë trupat e pajetë të nënë e bir pasi kanë shuar flakët.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related