Erald Elezi paraqitet në SPAK për dosjen e tunelit të Llogarasë, nën akuzë bashkë me Belinda Balluku

Data

Erald Elezi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë.

Elezi, i cili ndodhet nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, qëndroi për rreth dy orë në SPAK dhe më pas u largua i shoqëruar nga një efektiv policie.

Hetimet lidhen me procedurat e tenderimit për tunelin e Llogarasë, çështje ku e pandehur është edhe Belinda Balluku. Në proces gjyqësor për të njëjtin fashikull ndodhet edhe Evis Berberi, së bashku me persona të tjerë të përfshirë në dosje.

Sipas SPAK, akuzat që rëndojnë ndaj Elezit dhe zyrtarëve të tjerë përfshijnë korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe shkeljen e barazisë në tendera.

Hetimet janë mbështetur edhe në materialet e sekuestruara në telefonin celular të ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi.

Në të njëjtën dosje nën hetim ndodhet edhe Gentian Gjyli. Sipas organit të akuzës, në periudhën kur dyshohet se janë kryer shkeljet, Elezi dhe Gjyli kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Berberit.

SPAK ka nisur gjithashtu hetim pasuror ndaj 25 personave dhe subjekteve të lidhura me këtë çështje, përfshirë 22 individë dhe 3 kompani.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related