Vrau dhe dogji trupin e Kejsi Hysës në 2018, kush është Agron Tufa që u ekstradua sot nga Italia

Data

52-vjeçari Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burg për vrasje, do të përballet me drejtësinë shqiptare. Pas disa vitesh në arrati, Tufa u gjurmua dhe u kap në Itali në janar të këtej viti dhe sot iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Rinas.

Autori, Agron Tufa

Gjykata e Krujës e gjeti fajtor atë duke e dënuar në mungesë me 30 vjet burg për vrasjes e Kejsi Hysës në korrik të vitit 2018.

Viktima, Kejsi Hysa

Sipas hetimeve, ka rezultuar se Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën kanë ekzekutuar me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa dhe më pas i kanë djegur trupin viktimës. Trupi  i 34-vjeçarit,Kejsi Hysa, u gjet pas disa ditës i groposur në një parcelë, pranë lumit në Nikël.

Ngjarja e rëndë, e cila tronditi Niklën ndodhi më 5 korrik 2018, brenda një parcele të mbjellë me hashash. Në atë kohë policia arrestoi për krimin Hysni Ramën ndërsa Agron Tufa arriti të largohej nga Shqipëria.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related