Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaron se SPAK nuk i ka arritur pritshmëritë.
Në një konferencë për shtyp, ajo tha se niveli i korrupsionit në vend është rritur dhe këtë gjë e dëshmojnë të gjitha raportet ndërkombëtare, përfshirë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Tetë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”.
Pavarësisht vërejtjeve të opozitës dhe të një pjese të analistëve politikë për “dorëzimin e drejtësisë në duart e pushtetit”, publiku pati pritshmëri që lidheshin me dhjetëra probleme të gjyqësorit. Pjesë e reformës, ndër të tjera, ishte edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar-SPAK.
