Mori ryshf*t për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

Data

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të avokatit Bardhi Koçi dhe shtetases Pranvera Meshi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Sipas SPAK, Bardhi Koçi, me profesion avokat dhe në kohën e kryerjes së veprave penale i punësuar si auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, akuzohet për tre episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Edhe Pranvera Meshi akuzohet për të njëjtën vepër.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Bardhi Koçi ka kërkuar dhe përfituar para në disa raste, me qëllim ndërhyrjen në vendimmarrje të funksionarëve të drejtësisë. Në një rast, ai ka kërkuar 1500 euro dhe ka përfituar 1000 euro nga Pranvera Meshi, e cila ndodhej nën gjykim në Gjykatën e Tiranës për falsifikim të dokumenteve shëndetësore, me qëllim ndikimin në vendimin e gjyqtarit që po shqyrtonte çështjen ndaj saj.

Në një episod tjetër, Koçi ka kërkuar 1300 euro nga shtetasi A.M., për të ndikuar te dy funksionarë të sistemit të drejtësisë në lidhje me një çështje që përfshinte shtetasen N.M., e arrestuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related