Nëntë vite premtime nga Veliaj, por në Astir ende nuk ka shkollë

Data

Ne do të bëjmë 5 shkolla në Astir që t’i ketë zili e gjithë dynjaja”,  u shpreh kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një takimi me banorë të Astirit në prill të vitit 2023, pak para zgjedhjeve lokale.

Mirëpo, ndërsa sot nisi viti i ri shkollor, Astiri, Kashari dhe Yzberishti, pjesë e njësisë 14 në kryeqytet, ende nuk kanë një godinë shkollore të arsimit parauniversitar.

Kjo zonë ka një popullsi në rritje, ndërsa llogarit më shumë se 70 mijë banorë. Mirëpo në nëntë vitet e fundit, gjithçka kanë dëgjuar, kanë qenë vetëm premtime për godina të reja shkollore.

Qytetarët paguajnë 1800 lek taksë për infrastrukturën arsimore, pagesë e cila kryhet çdo muaj në shumën 150 lek në faturën e ujit. Sipas të dhënave nga bashkia Tiranë, prej vendosjes së kësaj takse në vitin 2016 deri në fillim të vitit 2023 janë mbledhur në total 51 milion euro nga familjarët dhe bizneset.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave nr.671 të datës 29/07/2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” ka disa standarde minimale për planifikimin e objekteve arsimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related