Pas ftesës publike të bërë disa ditë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për zhvillimin e një tryeze me aktorë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, jo të gjithë të ftuarit iu përgjigjën pozitivisht thirrjes.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Osman Stafa, disa figura politike dhe publike ishin të pranishme në mbledhje, ndërsa të tjerë munguan ose refuzuan hapur pjesëmarrjen. Kujtohet se publikisht e refuzuan ftesën Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet” dhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.
Të pranishëm në tryezë:
Florjan Binaj
Ermal Hasimja
Aulon Kalaja
Ola Xama
Akil Pano
Ilir Alimehmeti
Lush Susaj
Andi Tepelena
Entela Binjaku
Basir Collaku
Neritan Liçaj
Koloreto Cukali
Beti Njuma
Nikollaq Nerenaxi
Shpend Gashi
Nard Ndoka
Fatmir Mediu
Agron Duka
Tedi Blushi
PBDNJ (përfaqësues)
Sali Shehu
Adriatik Alimadhi
Selami Jenisheri
Kostaq Papa
Ekrem Spahiu
Kujtim Gjuzi
Munguan:
Partia “Mundësia”
“Shqipëria Bëhet”
Lëvizja Bashkë
PDIU
Tryeza u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të opozitës për koordinim politik dhe ndërtimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, në një moment që Berisha e ka cilësuar si kritik për vendin.
