Përfitojnë 20 mijë pensionistë, ja sa para shtesë marrin të moshuarit që dalin në pension pas 1 korrikut, eksperti…

Data

Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka dhënë disa të dhëna të rëndësishme në përllogaritjen me koficientët e rinj që miratoi qeveria zyrtarisht prej 1 Gushtit 2024, por që efektet financiare fillojnë që më 1 korrik. Hoxha gjatë një intervistë për gazetën “SOT”, tregon dhe formulën e përllogaritjes së pensionit i cili bëhet duke vlerësuar elementët si kontributet e viteve të punës të shumëzuar me koficientët e rinj dhe më pas duke pjesëtuar me muaj, del dhe shifra e përllogaritjes si baza e vlefshmërisë. Nga ana tjetër, eksperti thotë se rritja e konfiecentëve nuk do të nxisë qytetarët për derdhje të kontributeve pasi janë dy faktor të ndryshe, ndërsa thekson se nga koficientët e rinj do të përfitojnë rreth 20 mijë qytetar. Sa i përket masës së indeksimit vjetor, eksperti thotë se nëse do të jetë në vlerën 5%, qytetarët që kanë dalë në pension do të përfitojnë më pak krahas vitit të kaluar e cila ka qenë e barabartë me 8. 6%. E në fund, Hoxha i bën apel qeverisë që të bëj një indeksim real, ku të indeksoj pensionin për inflacionin që të jetë një rritje me dy shifra reale dhe e ndjeshme për pensionistët, që të përfitojnë vlera më të larta.

-Qeveria shqiptare në 1 Gusht miratoi koficientët e indeksimit në masën 13.5% për sigurimet shoqërore të vlerësuar në vitin 2022, si do të bëhet kjo llogaritje?

Koficientët janë instrumenti më i rëndësishëm në llogaritjen e pensionit pas atyre që çdo individ disponon vetë dhe ka vjetërsinë e viteve të punës dhe pagat që ka derdhur që nga 1 Janar 1994 e deri në momentin që del në pension. Ky si vendim ishte parashikuar që të dilte në 1 Korrik e megjithatë edhe pse doli me 1 Gusht 2024, efektet financiare për përllogaritjen e pensionit fillestar i ka që nga 1 Korrik 2024. Pensioni llogaritet mbi dy treguar që janë individual. Vjetërsia e punës që përllogaritet që nga fillimi i historisë së punës e deri në fund të dhjetorit 1993, e cila merret si pagë referuese. Llogaritet me pagë referuese pasi vendi ynë nuk ka patur një data bazë për kontributet e viteve të punës të çdo qytetari. E në këto rrethana, për të plotësuar detyrimin që ka për të plotësuar qytetarët të viteve të punës, ka nxjerr vendimin e Këshillit të Ministrave 861, e cila llogarit vitet e punës me pagë referuese dhe arsimit përkatës.

Pas vitit 1994, sipas ligjit të Sigurimeve shoqërore, neni 59, e kanë patur detyrim ligjor që të depozitonin listë pagesat e çdo muaji. Grumbullimi i të gjithë kontributeve të realizuara që nga fillimi i punës me pagë referuese dhe shuma pas kësaj e deri në momentin kur del në pension personi e të indeksuara me këtë koeficient të indeksimit të pagave, 12.257. E pas 93-shit, kjo shifër fillon e zvogëlohet nga viti në vit e duke ardhur dy vitet e fundit me koeficient 1. Bëhet vlerësimi i punës në periudhat e mëparshme me vitin aktual kur dalin njerëzit në pension në mënyrë që t’i bëj shifrat të krahasueshme. Grumbullimi të gjithave kontributeve për çdo person, të shumëzuar me këtë koeficient dhe të pjesëtuar me muaj, del baza e vlerësueshme. Quhet e tillë sepse ky rezultat që del si llogaritje, tregon se sa ka kontribuar mesatarisht çdo person. E kjo shërben si mekanizëm për përllogaritjen e pensionit dhe prandaj quhet bazë e vlerësueshme, sepse me këtë të vlerëson në llogaritjen e pensionit të pleqërisë. Në momentin që arrijmë në vlerësimin e bazës së vlerësueshme, ka dy llogaritje që vlerësohet për të nxjerrë vlerën dhe masën e pensionit. E para, njëra llogaritje ka të bëj me raportin e viteve që çdo individ ka realizuar me vitin 2024, që sot korrespondon me 38 vite e katër muaj, që duhet të ketë çdo person. Kur një individ ka realizuar 38 vite e katër muaj, aq vite punë sa i duhen referuar ligjit 7703, neni 32, e shumëzohet me pensionin social që sot është 9732 lekë. Kaq është pensioni social sot. Dhe llogaritet, kur personi ka realizuar më shumë vite pune sesa i duhen, del që ky raport është më i madhe se 1, e shumëzuar me pensionin social, del një vlerë më e madhe dhe quhet pensioni bazë pasi personi e ka të garantuar këtë pension. Pastaj me llogaritjen që bëmë vlerësimin e situatës të individit për kontributet që ka kryer, pjesëtuar me muajt e të ardhurave të indeksuara, pensionisti merr një shtesë pensioni.

Është e barabartë me 1% të çdo viti të realizuar, shumëzim bazën e vlerësueshme. Si rezultat i kësaj del që individi merr një pension shtesë. Ky rezultat mblidhet me pensionin bazë dhe shuma e të dyja këtyre tregon pensionin që merr çdo individ sipas kontributeve dhe vjetërsisë së viteve të punës së realizuar. Deri në datë 30 Qershor, koeficienti ka qenë 10.799 e nga data 1 Korrik që ka hyrë në fuqi vendimi i koeficienteve të rinj, këta koeficient para vitit 94’ janë 257, që do të thotë e njëjta punë e realizuar nga individ të ndryshëm por që ndryshon ditëlindja vetëm me 1 ditë diferencë, ku njëri ka lindur me 30 qershor dhe ka patur 38 vite e katër muaj vit pune, si rezultat i koeficienteve që ka patur më përpara, merr një pension që kur ka qenë punëtor i thjeshtë realizon 220 lekë të vjetra me koficientët e vjetër. Ai që ka lindur deri me datë 30 Qershor. Një qytetar tjerët që ka këto të dhëna apo ka lindur me 1 korrik, si rezultat i futjes së koeficienteve të rinj që është miratuar nga qeveria, do të marr një pension të barabartë me 1500 lekë të vjetra më shumë se kolegu i tij që ka lindur 1 ditë më përpara. Kjo gjë nëse vihet në raport se sa është rritur pensioni i këtij që ka dalë merr koficientët e rinj e me atë që do të dilte me koficientët e vjetër, është pikërisht 13.5 % që u miratua me 1 Gusht 2024.

-Kjo rritje e koeficienteve a do të nxisë qytetarët të derdhin sa më shumë kontribute për sigurimet shoqërore?

Derdhja e kontributeve shoqërore nuk ka lidhje të bëj me faktorin e koeficienteve. Përllogaritja me koficientët e rinj do të përllogaritet në formulën e re deri në qershorin e vitit të ardhshëm dhe do të përfitojnë rreth 20 mijë qytetar. Në përllogaritjen e pensionit ndikojnë 3 faktor, vjetërsia e punës, kontributet e derdhura dhe koficientët. Secila nga këto që të rritet në numër, qoftë vjetërsia e punës, ka ndikimin e tij p.sh.; si nga 38 vite e katër muaj me 40 vite punë ka ndikimin e vetëm në përllogarite, ashtu janë edhe derdhja e kontributeve, sa më shumë që të ketë derdhur kontribute do të ketë një përfitim më të lartë nëse do të ketë kontribute më shumë.

-Ekspertë të ekonomisë thonë se indeksimi do të bëhet në mase 5% krahas vitit të kaluar që ishte 8.6%, një shifër më e ulët. Keni një koment?

Të gjitha deklaratat e kolegëve, them se janë të parakohshme dhe të pa menduara mirë pasi akoma qeveria nuk ka ngritur ndonjë komision a dhënë ndonjë vendim që të ketë përcaktuar koficientët. Nëse do të jetë në kufijtë e 5%, do të thotë që qytetarët që kanë dalë në pension do të përfitojnë më pak krahas vitit të kaluar e cila ka qenë e barabartë me 8. 6%. Duke qene 5% këtë vit, kam parasysh faktorin e indeksimit dhe të inflacionit të konstatuar nga INSTAT-i. Ndërsa unë them se qeveria duhet të marrë masa jo vetëm të indeksoj pensionin për inflacionin që të ketë një rritje reale me dy shifra, gradualisht duke ndjekur politikat mbi bazën e buxhetit shtetëror që ka e duke bërë një rritje më të lartë të pensioneve të ulta dhe më pak ato me pensione më të larta. Me vendim të Parlamentit që është miratuar me ligj, është bonusi i gjelit të detit në fund të vitit, e barabartë me 5000 lekë të rinj për çdo pensionist. Ndërsa rritja e pensioneve që do të bëhet me 1 Tetor është parashikuar që në vlerë absolute të jetë 3.9 milion lekë të rinj, e pjesëtuar mesatarisht për 710 mijë pensionistë, i takon rritja 481 lekë në muaj. Meqë nuk i kanë marrë nga 1 Janari e deri në Shtator, ku me 1 Tetor parashikohet që të jetë rritja, më këtë buxhet që është miratuar, është deklaruar ku secili pensionist të marrë për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor mesatarisht nga 1910 lekë të rinj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related