Fluturojnë çmimet e hoteleve, rritje nga 5% deri në 90%. Një shezlon shkon deri në 500 euro

Data

Akomodimi në hotel në këtë sezon veror në Shqipëri është bërë më i shtrenjtë. Çmimet e hoteleve kanë shënuar rritje mes 5-90%. Në një pjesë të mirë të strukturave, kjo argumentohet me rritjen e kostove dhe të kërkesës, por thuajse dyfishimi në disa rajone ka ngritur pikëpyetje, duke krijuar një lloj frike mbi efektet që mund të sjellë në një destinacion si Shqipëria. Në bregdetin shqiptar, Veriu  mbetet më ekonomik sa u takon çmimeve, Durrësi dhe Golemi janë suksesi i padiskutueshëm i modelit turistik të qëndrueshëm, ndërsa Jugu vijon të mbetet mes “oscilacionesh” ekstreme dhe me koston më të lartë të akomodimit. Në një bilanc, Shqipëria edhe këtë vit, ofron pushime për të gjithë sipas mundësive, por zonat ekonomike në bregdet po bëhen gjithmonë e më të pakta nga viti në vit.

Të pushosh në Shqipëri këtë vit është më shtrenjtë se një vit më parë. Çmimet e hoteleve janë rritur mesatarisht nga 5% deri në 90%. Kërkesa e lartë, që erdhi si efekt i rritjes së interesit për Shqipërinë dhe zhvlerësimi i Euros, bëri që strukturat akomoduese të reflektonin me një rritje fillestare të çmimeve kudo, por sidomos në bregdet.

Rritja nisi me një nivel modest në maj, por që në fillim të qershorit kërcimi i çmimeve ishte i menjëhershëm, në nivele që nuk shiheshin më si të logjikshëm as nga tur-operatorët të cilët e reklamojnë Shqipërinë në tregjet e huaja, e as nga klientët, që vijnë individualisht.

Vala e dytë ishte në prag dyfishimi të çmimeve në disa zona.

Sinjalin e parë të “refuzimit” të këtij kërcimi ekstrem çmimesh, e dhanë vendasit, të cilët reduktuan fundjavat e zakonshme në bregdet, teksa nisën të mendonin për pushimet verore, ku rezervimet jashtë kufijve, sipas agjencive janë në nivelet më të larta ndonjëherë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related