Vazhdon grabitje e parave publike në Bashkinë e Tiranës përmes tenderave të cilat i fitojnë vetë vartësit e Erion Veliajt përmes familjarëve të tyre.
Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar se si kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhënë tendera vartëses së tij, Besjona Dede Mehmetaj, e cila ka mbajtur funksione të ndryshme në Bashkinë e Tiranës në kohën e drejtuanga Veliaj.
Tenderat me firmën e Erion Veliajt i janë dhënë subjektit tregtar “StarTek shpk” në pronësi të Lulëzim Mehmetajt, bashkërtotit të punonjëses së Bashkisë Besjona Dede Mehmetajt.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit”, me vlerë 708 mijë euro së bashku me shtesën e kontratës të lidhur, të cilat përfshinin edhe trenin për fëmijë që sipas qytetarëve nuk është vendosur në punë ndonjëherë edhe pse u prenë pemë për këtë qëllim.
Po ashtu edhe një tender nga UKT Tiranë me objekt : “Furnizimi me ujë dhe rrjet Kanalizimi për objektin: Rehabilitimi i vendbanimeve të Komunitetit Rome” me vlerë rreth 77 mijë euro lidhur me bashkim operatorësh pjesë e të cilëve ishte edhe kompania ( Star-Tek Shpk).
