Plas keq sherri në PD, Sali Berisha “shkarkon” Gazment Bardhin si kryetar të grupit dhe nxjerr besnikët e tij në…

Data

Nuk ka asnjë dyshim që Sali Berisha dhe enturazhi i tij nuk e honepsin dot Gazment Bardhin, të cilin pasi e kanë përdorur në luftën e brendshme në PD kundër Lulzim Bashës, duket po e flakin si limon të shtrydhur. Edhe pse në media e shesin se janë në delir, prej disa ditësh Partia Demokratike është përfshirë nga një konflikt i madh, ku protagonistë janë bërë grupi i Berishës dhe i Bardhit. Mësohet se për shkak se Bardhi shihet si tradhtarë, Berisha ka vendosur që ta “shkarkojë” atë si shef të grupit parlamentar. Mësohet se Sali Berisha ka njoftuar grupin demokrat për të qenë pjesëmarrës në seancën e djeshme plenare, për shkak të rëndësisë së madhe që ajo seancë kishte, duke qenë se në të do të raportonin krerët më të lartë të institucioneve të drejtësisë, përfshi edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani.

Në mesazhin e tij shpërndarë deputetëve të PD-së, Berisha duket se e ka orientuar debatin e këtij grupi në sulmet ndaj SPAK, në kapjen dhe në mungesën e drejtësisë, e cila, sipas tij, është jo vetëm e kapur, por po përdoret si mashë nga Edi Rama. Bashkimi në diversitet i përdorur së pari nga Bardhi, por edhe i konfirmuar më pas nga Berisha, nuk është gjë tjetër vetëm se një bashkim kaotik, pa ide të qarta dhe thjesht një përdorim për të marrë Berisha vulën dhe siglën e PD-së dhe më pas për ta përdorur këtë forcë politike si bunker kundër SPAK-ut dhe kundër drejtësisë, për hallin e tij personal. Është e qartë se Gazment Bardhi ka ngrënë lugën e çorbës, mirëpo sërish ai ka frikë të sulmojë hapur SPAK-un me gjuhën dhe mënyrën që kërkon Berisha.

Kështu që ndodhur përpara kësaj situate, Berisha zgjodhi ta “shkarkojë” Bardhin, pasi mesazhin preferoi t’ua dërgonte vetë deputetëve, duke qenë se nuk i zinte besë renegatit të Lulzim Bashës. Pra përmes këtij vendimi edhe pse jo zyrtarisht, Gazment Bardhi, jovetëm që është “shkarkuar” nga kreu i grupit, por ai tashmë po përdoret si një lodër njëpërdorimshme nga Berisha. Thënë troç “dashuria” mes Bardhit dhe Berishës tashmë i përket të shkuarës. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë, pasi në politikë ndryshon çdo gjë dhe se askush nuk e ka për turp që të bashkohet me atë që zihet.

Shehu sulmon Bardhin

Por nuk ndalet me kaq, pasi kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka nxjerrë edhe deputetët pranë tij për të sulmuar “judën” Gazment Bardhi. Nga foltorja e Kuvendit deputeti Tritan Shehu ka reaguar dje ashpër kundër Gazment Bardhit pasi sipas tij, në Konferencën e Kryetarëve duhet të ishte kërkuar më shumë kohë në dispozicion të opozitës për raportimet e institucioneve të pavarura në Kuvend. “Sot është procedurë e turpshme. Është një procedurë e ngjashme me ato të regjimeve që kërkojnë të krijojnë triumfalizëm dhe fasadë dhe të bllokojnë diskutimin e një çështjeje kaq të rëndësishme.

Një sistem që është kthyer në armë të mazhorancës për të goditur opozitës. Të diskutosh në këtë mënyrë, është denigruese për parlamentin dhe për institucionet që kanë mbledhur këtu. Kushdo që e ka vendosur, e ka vendosur pa dinjitet, pa mbrojtur vlerat e parlamentit dhe drejtësisë shqiptare. Propozoj të raportojë në mënyrë të veçantë çdo instituticioni me radhë. Po diskutojmë për një çështje të rëndësishme që po mban edhe kryetarin e PD të burgosur politik. Vini dorën mos lejoni që kjo seancë të vazhdojë si sallatë ruse këtu”, deklaroi Shehu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related