Balla ironizon votimin në PD, demokratët flasin për mbështetje ndaj Berishës

Data

Taulant Balla ka ironizuar procesin e zgjedhjeve për kryetarin e Partia Demokratike, ku kandidati i vetëm në garë ishte Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla publikoi një imazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale, ku Berisha shfaqet në një ring boksi duke u përballur me “klonin” e tij.

Në foton e publikuar, një version i Berishës i veshur me të kuqe paraqitet si humbës, ndërsa tjetri, i veshur me blu dhe me simbolin e PD-së, shpallet fitues nga arbitri.

Në sfond të fotos shfaqet edhe një poster me mbishkrimin: “Zgjedhjet në PD, kryetar pa rival”.

“Pas një gare tepër të fortë, shpallet fituesi”, shkroi Balla në postimin e tij, duke ironizuar faktin që në procesin zgjedhor të PD-së nuk pati kandidatë të tjerë përballë Berishës.

Postimi i Ballës vjen mes debateve politike dhe kritikave të shumta nga figura brenda dhe jashtë Partisë Demokratike lidhur me mënyrën e zhvillimit të votimit për kreun e partisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related