Berisha-Rama dhe Meta bëhesh sërish bashkë për të bllokuar hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, shpërthejnë debatet për nismën që përjashton spiunët nga politika

Data

Kur socialistët nisën të përgatisnin në vitin 2022 ligjet për hapjen e dosjeve të spiunëve për të nxjerrë nga politika ish-presidentin Ilir Meta pas akuzave nga Autoriteti i Dosjeve se është bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, të gjithë menduan se Shqipërisë i erdhi  koha për t’u ndarë dhe distancuar nga e shkuara e errët komuniste dhe nga veprimtaria kriminale e Sigurimit të Shtetit. Por historia e hapjes së dosjeve në Shqipëri, ndryshe nga sa pritej dhe nga ç’u trumbetua, nuk do t’i ndahet shoqërisë shqiptare edhe për disa vite, derisa të dalin nga sistemi vetë politikanët që figurojnë në këto dokumente. Ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama nuk i intereson hapja e dosjeve, madje janë vetë ata që e mbajnë të bllokuar procesin. Kjo u faktua sërish ditën e djeshme kur u lexua në Parlament raporti vjetor i Institucionit të studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Në Kuvend u risoll dhe njëherë tjetër ndarjen e thellë në qëndrime mes deputetëve të opozitës dhe shumicës socialiste. “Dekomunistizimi duhet të ishte bërë si denazifikimi”, tha Gjekmarkaj. “Historia e PD si ke filmi vdekja e kalit”, tha Koçi. “Ju sot keni SPAK si prokurorinë e Aranit çelës dhe Dumanin si Aranit Çela” tha Noka. Gjithashtu edhe ministri socialist i punëve të brendshme replikoi me deputetin demokrat Tomor Alizoti, i rreshtuar si një prej mbështetësve të ish kryeministri Sali Berisha.

Kleçka që nxori PS dhe opozita

Vitin e kaluar si kleçkë për moshapjen e dosjeve u nxor një rekomandim të Komisionit të Venecias. Në Komisionin e Ligjeve ka qenë Gazment Bardhi, i cili zbuloi paparitur pas shumë debatesh dhe përgatitjesh për hapjen e dosjeve një letër të delegacionit të BE në Tiranë, që i kërkon ligjeve që kjo paketë ndryshimesh të jetë në përputhje të plotë me parime e vendosura nga Komisioni i Venecias. Nisur nga letra që mban firmën e ambasadores Christiane Hohmann, Bardhi tha në atë kohë se Kuvendi duhet t’i drejtohet për marrje opinion Komisionit të Venecias, duke e bllokuar dhe dërguar në “Kalendat greke” këtë nismë. Pra, opozita e PS nuk bëri gjë tjetër, veçse u vendos vënë në shërbim të komunistit Sali Berisha dhe fuksit Ilir Metaj, “Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE që të merrni parasysh raportet e Komisionit të Venecias, si në 2019 ashtu edhe për nismën e Vettingut në politikë. Ndaj unë them t’i drejtohemi për marrje opinion komisionit të Venecias”, deklaroi Bardhi.

Si nisi debati sërish për spiunët?

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, hodhi poshtë certifikatat e pastërtisë së figurës së Ilir Metës nga komisionet Mezini dhe Bezhani, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo. Pas këtij informacioni, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla doli në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera tha se rasti ishte tronditës dhe Kuvendi duhet të reagonte patjetër. Ajo thirri kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i informoi mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I. M, si edhe shprehu gatishmërinë për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë. Ndërkaq, Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. “Në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj. Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij”, tha Meta. Kujtojmë se ish-presidenti kallëzoi penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve me pretendimin se kishin falsifikuar dosjen, duke e implikuar atë. Ligji u bë gati për ta zhdukur nga politika, por gjithçka u ndërpre në mes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related