Zelensky akuzon disa vende të BE-së për “shantazh”: Po kërkojnë rihapjen e tubacionit për naftën ruse

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar disa aleatë europianë se po përpiqen të ushtrojnë presion ndaj Kievit për të rihapur një tubacion që transporton naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë.

Sipas Zelenskyt, rikthimi i rrjedhës së naftës ruse përmes Ukrainës drejt vendeve të Bashkimit Evropian do të ishte i barabartë me zbutjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës.

Ukraina ka deklaruar se tubacioni sovjetik “Druzhba” është dëmtuar nga sulmet ajrore ruse në muajin janar dhe se infrastruktura nuk është riparuar ende.

Ndërkohë, Hungaria, e cila mbetet shumë e varur nga energjia ruse, po bllokon sanksionet e reja të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, si dhe një kredi prej rreth 90 miliardë eurosh për Ukrainën, derisa tubacioni të rikthehet në funksion.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një moment tensionesh në rritje mes Kievit dhe disa vendeve të BE-së për çështjet energjetike dhe mbështetjen financiare për Ukrainën në mes të luftës me Rusinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related