Kryetari i Partisë Demokristiane,Dega Tiranë, Ndok Kola reagoi pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Në një postim në rrjete sociale, Basha theksoi se mazhoranca po funksionon si një kartel mafioz, ku kërcënojnë njëri-tjetrin. “Janë bërë si kartelet e mafies, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un”, shkroi këtë fundjavë Kola.
Kola:Brenda PS kërcënojnë njëri-tjetrin, mazhoranca funksionon si kartel mafioz
Data
