Berisha: Iku Edi Rama, sot Shqipëria u gdhi me Veliajn kryeministër!

Data

Sali Berisha, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shprehet se këtë të shtunë u shpërfaq para shqiptarëve, më e shëmtuar se kurrë, fytyra e vërtetë e Republikës së vjedhësve. Berisha referuar deklaratës së Veliajt dhe reagimit të Edi Ramës, shkruan se shpejtësia e rrufeshme e përgjigjes së Ramës ndaj Erion Velisë dëshmon se ishte Veliaj ai që në mënyrë ultimative i kishte diktuar Ramës afatin kohor të përgjigjes publike jashtë të cilit Rama nuk do mund të përgjigjej me. “Por po kaq poshtërues dhe i pamëshirë ishte teksti që lexoi Edi Rama në të cilin ai peng i bashkëvjedhjeve të mëdha me Velinë duhet të miratontnte 100% dhe pa i hequr një presje sikur të ishin fjalë profeti, sulmin që i bëri Veliaj për arrestimin nga Rama të heronjve bashkëvjedhësve të Velisë dhe t’i pranonte ata jo si mëkatar që kanë ngrënë fiq pas shpinës së Lali Vjedhësit, por si heronj edhe të tij dhe t’i egzoneronte pa shkuar në Gjykatë nga çdo keqbërje dhe përgjegjësi. Me këtë zhvillim dramatik që sot Shqipëria de facto ka një kryeministër të ri, vjedhësin 100% të fondeve publike, Erion Veliajn”, shkroi dje Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related