Berisha: Droga e Xibrakës me vlerë 300 mln euro. Garancia e kësaj sasie ishte Edi Rama

Data

Lideri demorkat, Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë së tijm ka vazhduar me akuzat ndaj Edi dhe Olsi Ramës, në lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Akuzat Berisha i bëri pas publikimit të dokumenteve se Olsi Rama kishte udhëtuar të paktën 18 herë me një nga makinat e trafikut të kokainës, të hetuar dhe arrestuar me urdhër nga drejtësia gjermane.

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta misionarë të guximit, dinjitetit dhe lirisë, vizionarë të të ardhmes së vendit. Të dashur miq, vite më parë, me dhjetëra dhe qindra herë denoncuam instalimin e narkoshtetit në Shqipëri. Instalimin e narkoshtetit nga Edi Rama, i cili nënkupton zëvendësimin e ligjeve me kodin e mafies. Në janar të vitit 2015, u zbulua në Xibrakë mbi 1 ton kokainë me laboratorin më të fuqishëm në Ballkan. Llogaritej rreth 300 milionë euro ngarkesa. Sasi të tilla nuk lëvizin kurrë pa garancinë madhore politike. Garancia madhore e kësaj sasie ishte Edi Rama me vëllain e tij të angazhuar direkt në bandën e Xibrakës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related