Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, shpëton pa dëmtime shoferi

Data

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte, në aksin Korçë-Pogradec.

U bë me dije se shoferi i automjetit për arsye ende të paditura ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar.

Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale por jo dëme në njerëz.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related