Arrestimet e drejtorëve të Bashkisë, reagon PL: Drejtësi me regji për të shpëtuar Veliajn

Data

Sekretari i  Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se arrestimet e drejtorëve të Bashkisë janë vetëm përpjekje e drejtësisë me regji për të shpëtuar Erion Veliajn.

Në një konferencë për mediat, Blushi deklaroi se Veliaj është përgjegjës kryesor për cdo aferë, dhe pa marrjen e tij të pandehur nuk ka drejtësi.

Ai denoncoi edhe rrëzimin e kërkesës së PL në Këshillin Bashkiak per vendosjen e memorialit të Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës.

Për Partinë e Lirisë, arrestimet e një ditë më parë të drejtorëve të 2 drejtorëve të Bashkisë Tiranë,  janë  tregues i  një drejtësie me regji. Në një konferencë për mediat sekreyari I Përgjthshëm Tedi Blushi, deklaroi se 2 drejtorët janë vetëofruar për tu bërë kurban që të shpëtojë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sipas Blushit pa arrestimin e Veliajt, nuk ka drejtësi.

Ndërkohë Blushi denoncoi edhe refuzimin që Këshilli Bashkiak i bëri propozimit të PL për vendosjen e memorial të Ardit Gjoklës në Landfillin e Sharrës.

Akuza në drejtim të Këshillit Bashkiak hodhi edhe këshilltarja e PL, Silva Caka e cila dënoncoi vendimarrjet në mbledhjen e një dite më parë,  sa i takon rritjes së tarifës së ushqimit në kopshte dhe çerdh, si edhe aferën me ‘Eko Tiranën’.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related